
Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Sukthit.
Katër makina luksoze janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar edhe bllokim të lëvizjes për minuta të tëra dhe trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, përveçse dëmtim të automjeteve, siç duket edhe nga fotot.
Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes, për të kryer veprimet hetimore.