TURP DHE KRIM bashkë. Dikur kam thënë se emri nënë është emri më i dashur për të gjithë por vetëm për ato që e justifikojnë atë. Nuk mund të marrë titullin nënë ato që braktisin fëmijën. Ju nëna nëse si doni fëmijët tuaj, ka plot qëndra për fëmijë, ka plot nëna që luten për të pasur një fëmijë, të mbash fëmijën 9-muaj dhe ta flakësh si mbeturinë vetëm nënë ose grua nuk mund te quhesh. Nuk e kuptoni çdo të thotë të bëhesh nënë në këtë botë, ka femra që vuajnë të bëhen nëna. Ndërsa ju, jua fali zoti dhe i flakni tutje si mbeturinë, a thua ndjesia që të krijoj kjo krijesë për 9-muaj me rradhë nuk paska pasur aspak ndjesi nëne për ty, keqardhje për ty e dashur grua shkaqet e ktij akti makabër nuk i dimë, por një gjë është e sigurtë se një nënë e vërtetë jep jetën për fëmijën e saj, jo ta flaki ne plera.!! Çdo situate që mund të jesh ndodhur nuk të justifikon me ktë akt.
Nga ana sociale-psikologjike, janë disa faktorë kyç çfar e shtyu ktë grua të braktis fëmjën e saj. Shum nëna mbas lindjes kalojnë ne depresjon, nuk e shohin dotë veten të lidhur dhe te anagzhur në familje. Nese nuk kanë një përkrahje, mund të jetë ekonomia ku është bërë një problem primar në komunitetin ku ne jetojmë. Ndaj duhen hartuar ligje trajnime këshilla për nënat e reja, si të pëballojnë jetën sociale psikologjike mbas lindjes së fëmijës.
Mos informi i ksaj nëne ose mos mbështjeta financjare, morale , psikologjike e cuan deri në këtë drejtim.