Zaptuan plazhet duke vendosur shezlongë pa leje, procedohen penalisht 4 persona në...

Zaptuan plazhet duke vendosur shezlongë pa leje, procedohen penalisht 4 persona në Pogradec

390
0

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht 4 persona, pasi zaptuan hapsirë publike (plazh) duke vendosur shezlongë pa leje. Policia bën me dije se janë proceduar penalisht, O. D., 54 vjeç, banues në fshatin Udënisht, dhe R. K., 40 vjeç, banues në Librazhd, Pai kiahin vendosur disa shezlonge pa leje. Sakaq, janë proceduar penalisht edhe shtetasit K. H., 35 vjeç, dhe I. H., 27 vjeç të dy banues në Buçimas, pasi kishin vendosur shezlonge pa licensën përkatëse.

 

Njoftimi i policisë:

 

Zaptuan hapsirë publike (plazh) duke vendosur shezlongë pa leje, procedohen penalisht 4 pronarë subjektesh.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, konstatuan 4 subjekte të cilët kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

 

Në vijim të veprimeve të para, specialistët për Hetimin e Krimeve filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

 

  1. D., 54 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në këtë fshat, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.
  2. K., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në fshatin Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.
  3. H., 35 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse.
  4. H., 27 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.