Flet për herë të parë autori i masakrës në Florida: Ju tregoj...

Flet për herë të parë autori i masakrës në Florida: Ju tregoj çfarë kisha në çantë

371
0

Nikollas Kruz, 19-vjeçar, ka pohuar se ka shtënë mbi nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit, nga ku e kishin përjashtuar për shkak të sjelljeve të dhunshme. Ai ka dalë përpara gjykatës i akuzuar me 17 aktakuza për vrasje të paramenduar, dhe aty ka rrëfyer se përpos armës gjysmëautomatike “AR-15”, në çantën e shpinës kishte edhe municione shtesë. Qëllimi i tij ishte të shkaktonte sa më shumë viktima dhe vet të shpëtonte duke u hequr si një prej adoleshentëve të tmerruar që kërkonin ndihmë. Ngjarja shokuese e shtyu presidentin Donald Tramp të deklaronte se administrata e tij do të punojë për të përmirësuar sigurinë në shkolla dhe për të trajtuar sëmundjet mendore. Demokratët nxituan të theksojnë edhe një herë se episodi tronditës nënvizon sërish nevojën për ligje më të ashpra për armët, por Tramp nuk e përmendi këtë çështje në fjalimin e tij të shkurtër, ku megjithatë theksoi se sigurinë në shkolla do ta kthejë në prioritet. Prokurorja e Përgjithshme e Floridës njoftoi se shteti do të paguajë për ceremonitë e varrimit të viktimave dhe për mbështetje psikologjike për familjet. Por, ashtu siç ka agresorë që këpusin në mes jetët e pafajshme, në ngjarje të tilla ka edhe heronj, siç është rasti i trajnerit të ekipit të futbollit të shkollës, Aron Feis, i cili përdori trupin e tij për të mbrojtur nxënësit nga tërbimi i 19-vjeçarit. Sulmi në shkollën e lartë në Parkllend të Floridës, është më vdekjeprurësi në një shkollë amerikane që nga viti 2012.