Flamuj dhe përkrenarja e Skënderbeut! Tifozët kuqezi nisin grumbullimin në Stamboll

Flamuj dhe përkrenarja e Skënderbeut! Tifozët kuqezi nisin grumbullimin në Stamboll

659
0

Pas probleme të shumta që hasën një ditë më parë, tifozët kuqezi që kanë vendosur të udhëtojnë drejt Stambollit në mbështetje të Kombëtares kuqezi kanë nisur të grumbullohen në piktakimin e tyre, për t’u nisur më pas drejt stadiumit. Tifozët janë me flamujt kuqezi, madje nuk mungon as përkrenarja e Heroit Kombëtar, Skënderbeut!

Tifoze Turqi

Biletat në dispozcion të tyre janë 2500 teksa një ditë më parë federata turke e kishte reduktuar me plot 1000 bileta numrin e tyre, por pas ndërhyrjes së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ngritjes së problemit në UEFA, pala turke u tërhoq nga vendimi i saj.

 

Tifoze Turqi 2

 

Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse janë shitur të gjitha biletat në sektorin mik.

 

Formacionet/ Reja befason me zgjedhjet! Roshi është në stol, ja si do luajnë kuqezinjtë

 

Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës sërish me skemën 3-5-2 dhe Edi Reja ka vendosur të luajë nga minuta e parë me Gjimshitin, Dermakun, Ismajlin, në mbrojtje, ndërsa Veseli dhe Lenjani duket do kenë detyrë të mbulojnë fashat e krahur, me anësorin e Sionit që pritet të alternohet me atë të Empolit. Në stol Odise Roshin, ndërsa në mesfushë do të veprojë treshja Bare, Memushaj, Gjasula, që do të mbështesin dy sulmuesit Cikalleshi dhe Manaj

 

 

 

Ja formacionet

Fanelat E Bardha 3

TURQIA: Gunok, Çelik, Demiral, Emre, Tufan, Tosun, Çalhanoglu, Umut, Tekdemir, Jilmaz, Aihan

Trajner: Senol Gynesh.

 

 

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Dermaku, Ismajli, Veseli, Bare, Gjasula, Lenjani, Memushaj, Cikalleshi, Manaj

Trajner: Edi Reja