Bashkimi Europian duhet të shpërblejë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me hapjen e negociatave për anëtarësim në samitin e Qershorit, përndryshe rrezikon të përhapë trazira në Ballkan dhe do të dëmtojë vetveten, shkruan Financial Times.
Artikulli vë në dukje se pas luftës së Jugosllavisë më 1991, Ballkani mund të rrezikojë një tjetër trazirë nëse BE nuk hap negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Vendimi duhet të jetë unanim që të jetë i vlefshëm. Në një pjesë të madhe për të mbrojtur vetveten ndaj kundërshtarëve të brendshëm, të kryesuar nga Franca dhe Holanda, të cilët janë skeptik në lidhje me së çfarë duhet të jetë faza tjetër e zgjerimit të BE-së” shkruhet në artikullin e FT.
Nëse Maqedonisë së Veriut i hapet dera dhe Shqipëria mbetet përsëri në pritje ky do të ishte një vendim që do të përmbante rreziqe.
“Një lëvizje e tillë do ti hidhte benzinë zjarrit nacionalist Shqiptar, duke nxitur politikanë dhe aktivistë në Shqipëri dhe Kosovë të braktisin shpresat drejt anëtarësimit drejt BE-së dhe të fillojnë të përkrahin idenë e një Shqipërie të Madhe. Gjithashtu kjo do të minonte çdo përpjekje për ti dhënë zgjidhje çështjes Kosovë-Serbi dhe të qetësonte tensionet mes Boshnjakëve, Serbëve dhe Kroatëve në Bosnje-Hercegovinë”.
Artikulli rikujton edhe njëherë se Ballkani përbën një rajon me interes të veçantë për trazira nga ana e Rusisë, Turqisë dhe Kinës. Ai përmend rastet e fundit të përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet në Mal të Zi, financimin e islamit politik në rajon nga Turqia dhe zgjerimin e influencës së ekonomisë së Kinës.
“Besimi i rajonit ndaj BE-së dhe gatishmëria njerëzve për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në mënyrë që të jepet anëtarësimi do të zbehet nëse samiti i muajit të ardhshëm nuk do të dërgojë një sinjal pozitiv. Çdo gjë tjetër do të përhapë kaos në Ballkan dhe do të dëmtonte BE-në”, mbyll artikullin FT/