Ka katër ditë që pecialistë shqiptarë dhe të huaj kanë filluar me intesitet punën për kontrollin e pasurisë së tyre.
l.
Ka katër ditë që ka nisur puna për kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Një kontroll profesional i imët dhe radikal ka filluar kundrejt tyre, dhe me intesitetet të lartë në lidhje me pasurinë.
Këta do të kontrollohen sipas këtij rendi:
Kur e ka mbaruar shkollën e lartë gjyqtari dhe prokurori;
Kur janë martuar;
Sa pasuri ka pasur gjyqtari dhe prokurori në ditën që ka filluar punën si gjyqtar ose si prokuror.
Çfarë pasurie ka pasur çifti ditën e martesës.
Çfarë pasurie kanë këta tani;
Çfarë pasurie kanë pasur njerëzit e afërt që janë fis me gjyqtarin dhe prokurorin përpara se këta të jenë bërë gjyqtarë apo prokurorë;
Çfarë pasurie kanë sot të afërmit e gjyqtarit dhe të prokurorit.
Gjithçka do të ecë me një metodë të lartë profesionale dhe shumë shpejt shqiptarët do të shohin rezultatet e para.
Kjo tregon se Reforma filloi implementimin e saj. Asnjë nuk do të shpëtojë nga kontrolli i imët profesional; dhe kjo sigurisht që është një fitore e madhe e shqiptarëve në luftën e tyre për dinjitet kombëtar dhe për dinjitet individual.
Historia jonë e degraduar nga korrupsioni filloi të flasë sipas ligjit, më në fund, dhe asnjë i korruptuar nuk do të mund të shpëtojë.
ll.
Menjëherë pas kontrollit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve do të nisë puna për kontrollin e politikanëve të rangjeve të larta që kanë alternuar pushtetet me gjyqtarët për mosndëshkim.
Gjithçka tani erdhi në fund: shqiptarët do të fillojnë të shpresojnë realisht për jetën e re. Kurse zvarritja që i bëri kësaj çështjeje grupi i Berishës sigurisht që do të konsiderohet si një turp historik.
Zbatimi i kushtetutës dhe ligjeve të Reformës, nuk kanë më asnjë pengesë. Dhe gjithçka do të jetë transparente dhe e gjykuar me drejtësi.