“Feston me shishe vodka grabitjen…”, gazetari i njohur i sportit denoncon Thoma...

“Feston me shishe vodka grabitjen…”, gazetari i njohur i sportit denoncon Thoma Gëllçi: Ky është Ylli i RTSH-së, iu vodhi shqiptarëve 1.8 mln euro

508
0

Komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo i cili deri kohë më parë punonte në Radio Televizionin Publik Shqiptar, por u largua për shkak të përplasjeve me drejtorin Thoma Gëllçi, ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku Gëllçi shihet teksa ka në zyrë një shishe Vodka. Grillo shkruan në rrjetet sociale,  Gëllçi, të cilin e etiketon si “ylli i RTSH”, është duke festuar grabitjen e parave të shqiptarëve.

“Ky eshte “YLLI” I RTSH SE…QE FESTON ME SHISHE VOTKE NE ZYREN E TIJ GRABITJEN E 1.8.EUROVE TAKSAPAGUESVE SHQIPTARE ( 600.000 EURO PER 18 NDESHJE NE SEZON)…”,-shkruan Grillo.

Denoncimi për “grabitjen” e Gëllçit, vjen disa ditë pasi RTSH është në qendër të akuzave në lidhje me transmetimin e ndeshjeve të UEFA Champsions. Dosja.al zbardhi ekskluzivisht edhe marrëveshjen, ku RTSH merr përsipër të paguajë 3.2 milionë euro për tri sezone për të transmetuar një ndeshje nga të UEFA falas. RTSH e shiti këtë si një arritje duke shfrytëzuar bumin në media, dhe duke dhënë vetëm gjysmën e lajmit, se ndeshja falas shoqërohej me një faturë të majme prej 3.2 mln euro nga taksapaguesit shqiptarë.