Femra, ja i fejuari perfekt për çdo shenjë të horoskopit

Femra, ja i fejuari perfekt për çdo shenjë të horoskopit

591
0

 

Formula e harmonisë në çift është një mekanizëm… i panjohur! Sipas astrologëve përputhshmëria midis dy njerëzve është një dukuri tejet misterioze të cilës i rritet probabiliteti midis disa shenjave të zodiakut krahasuar me të tjera. Ti çfarë shenje je? Ja gjërat që duhet të dish nëse në prag të ditës së dashurisë je në kërkim të të fejuarit perfekt:

 

DASHI- Mashkulli Gaforre, i dashur dhe i zoti për një lidhje të fortë tërhiqet nga femrat e shenjës së Dashit, po ashtu të forta e të pavarura. Kërkon tërheqje fizike? Syno një mashkull Demi, Bricjapi ose Pershore. Çifti perfekt është me Shigjetarin. Kujdes, me Peshqit dhe Akrepët mund të hasni rivalitet dhe kontrast.

 

DEMI– Mund të jeni një çift i ekuilibruar dhe me një tërheqje të madhe me mashkullin e shenjës së Dashit. Femra e shenjës së Demit në kërkim të familjes, mund ta gjejë partnerin perfekt në shenjën e Gaforres por edhe tek Peshorja e Virgjëresha, me të cilët ka të përbashkët sensin e prakticitetit.

 

BINJAKET– Femra në shejën e Binjakëve mund të shkojë në mënyrë perfekte me një mashkull Pershore, me të cilin ngjajnë në shijet për komfortin dhe të bukurën. Tërheqje fizike ka më shumë me Akrepin dhe Bricjapin por marrëdhënien më të lirë me Shigjetarin që me femrën Binjak ka të përbashkët dashurinë për udhëtimet dhe një jetë gjithnjë në lëvizje.

 

GAFORRJA– Mashkulli Akrep që bën të bjerë në dashuri me të çdo shenjë të zodiakut, dorëzohet përballë një femre të shenjës së Gaforres. Ka një afinitet të mirë me Peshqit, Bricjapin, Dashin dhe Pershoren, me kusht që të mos bien në rutinë por të kenë gjithnjë stimuj të rinj. Mashkulli Luan? Po, por kujdes me xhelozinë.

 

LUANI– Partneri perfekt për një grua në shenjën e Luanit? Ka shkëndija me Binjakët, Dashin, Akrepin dhe Demi, me të cilët ka tërheqje të fortë fizike, por jo stabilitet.

 

VIRGJERESHA– Në dukje e qetë, femra Virgjëreshë është e padeshifrueshme dhe shumë sensitive. Ajo mund të gjejë një partner pragmatik dhe bashkëpunues me mashkullin e shenjës së Demit, Virgjëreshës ose Peshores me të cilët ka edhe tërheqje të fortë seksuale.

 

PESHORJA– Kimia perfekte është me mashkullin e shenjës së Dashit, me të cilin femra Peshore gjen një mundësi të mëdha për një raport plot stimë dhe tërheqje seksuale. Mund të jetë një çift me fat edhe për Binjakët, Gaforren, Luanin, Virgjëreshën, Peshoren, Shigjetarin dhe Ujorin. Vetëm flirt me Peshqit.

 

AKREPI– Zjarr me Dashin, Peshqit, Demin, Virgjëreshën dhe Binjakët, me të cilët ka një tërheqje që në shikimin e parë, por edhe kontraste. Ëmbëlsi me Gaforren. Entuziazëm dhe plotësim me mashkullin Luani e Shigjetari, te vetmit që mund të arrijnë t’i bëjnë ballë karakterit të vështirë të femrës Akrep.

 

SHIGJETARI– Afinitet me Dashin, Luanin dhe Peshoren. Tërheqje fizike me Akrepin, me kusht që të mos zihen për daljet e shpeshta mondane të femrës Shigjetar. Ujori me të cilin ka të përbashkët dashurinë për udhëtimet dhe të rejat, mund të jetë partneri perfekt, por kujdes xhelozinë.

 

BRICJAPI– Bashkim i fortë me mashkullin Gaforre, të bazuar në ëmbëlsi, dashuri për familjen. Virgjëresha? Po, por rrezikojnë monotoninë. Kuptim i mirë edhe me Shigjetarin e Bricjapin.

 

UJORI– Shumë pika të përbashkëta me Virgjëreshën, Peshoren dhe Shigjetarin, duke sjellë një bashkim që nuk ka nevojë për fjalë. Mundësi të mira ka edhe me Ujorin dhe Peshqit.

 

PESHQIT– Çift i lumtur me Dashin dhe Gaforren, me të cilët ka një kuptueshmëri të madhe. Kujdes me Akrepin dhe Shigjetarin: që të mos marrë fund kanë nevojë të kuptojnë dhe respektojnë nevojat reciproke.