Tërmeti 4.5 ballë godet Italinë, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

Tërmeti 4.5 ballë godet Italinë, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

305
0

 

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Italinë mëngjesin e sotëm.

 

Lëkundjet më të fuqishme janë ndjerë në Scarperia San Piero, në provincën e Firences dhe në Mugello, duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.

 

Sipas mediave vendase, ka filluar menjëherë raportimi i dëmeve dhe është pëzulluar mësimi në shkollat dhe çerdhet e zonës. Ndërkohë, nga paniku dhe për çështje sigurie, shkollat u mbyllën edhe në Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Viçhio si dhe në komunat përrreth.

 

Nga të dhënat e para të Mbrojtjes Civile raportohen dëme në ndërtesat Scarperia San Piero dhe Barberino, nërkaq autoritetet italiane kanë pezulluar edhe lëvizjen e trenave.

 

Tërmeti u shoqërua edhe me shumë pasgoditje, njerëzit të panikosur janë larguar dhe shumë kanë fjetur në makina, bashkë me femijët.