‘Fatin tim të zi e provofshin te fëmijët e tyre’, prindërit e...

‘Fatin tim të zi e provofshin te fëmijët e tyre’, prindërit e Marvi Mihalit shpërthejnë ndaj gjykatësve pas vendimit për autorët e vrasjes

433
0

‘Fatin tim të zi e provofshin gjyaktësit te fëmijët e tyre. Unë do vendos dretësinë në të gjitha mënyrat. Mallkimi i djalit tij iu ndjek o plehra. Turp për Tan Gjermenin, Besnik Hoxhën dhe Sokol Tomën’, kështu janë shprehur prindërit e Marvi Mihalit pas vendimit të gjykatës për dënimin e autorëve të vrasjes. Gjykata e Tiranës dha sot vendimin për autorët e vrasjes së Marvi Mihalit. Mësohet se Devis Bitraj është dënuar me 19 vite burg ndërsa Eugen Bitraj me 12 vite. Sakaq, bëhet me dije se Kridens Alla dhe Marsel Alla janë dënuar në mungesë me nga 12 vite burg. Kujtojmë se 23-vjeçari Marvi Mihali, djalë i vetëm i familjes Mihali, u godit me thikë korrikun e vitit 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.