Euroja këmbehet sot me 100.19 lekë

Euroja këmbehet sot me 100.19 lekë

129
0

Kursi i këmbimit të euros me lekun ka shënuar një rritje të ndjeshme ditën e premte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye me 100.19 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që prej datës 5 gusht. Në krahasim me një ditë më parë, euroja u forcua me 0.48 lekë. Ndërkohë edhe dollari amerikan u forcua duke u kuotuar sot me 90.06 lekë ose 0.52 lekë më shumjë se një ditë më parë. Paundi britanik u këmbye këtë të premte me 118 .28 ose 0.85 lekë më shumë se dje, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 105.75 lekë ose 0.56 lekë më shumë se një ditë më parë.