EURO 2020/ Shqipëria ndeshje luksi, Kosova e “denuar” per te fituar

EURO 2020/ Shqipëria ndeshje luksi, Kosova e “denuar” per te fituar

349
0

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Kosova do të zbresin në mbrëmjen e sotme në fushë në përpjekje për të marrë maksimumin nga sfidat me Moldavinë dhe Malin e Zi. Megjithatë, në fushë do të jenë edhe disa nga Kombëtaret më të rëndësishme europiane si Franca, Anglia dhe Portugalia. Kështu, kampionët e botës në fuqi Franca, të cilët janë pjesë e grupit të Shqipërisë, do të presin Turqinë. E ndersa Shqiperia I ka “lare” duart nga kualifikimi, krejt  ndryshe eshte per kosovaret qe, sot I vetmi rrezultat qe I mbane ne loje per kualifikim eshte vetem fitorja.

Parisi nën masa të rrepta policie, në Francë nuk luhet vetëm futboll por bëhet edhe politikeKapiteni i U 21, Kallaku: Kualiteti jonë më i lartë se i Kosovës, vëllezër jemi pas ndeshjesBushi: Objektivi i Shpresave të çojnë lojtarë në Kombëtare, djemtë kanë detyrimin moral të lagin fanellënMilanit nuk i mjaftojnë mesfushorët, sytë nga lojtari i Beshiktash në pronësi të Arsenalit

Të dyja përfaqësueset janë në kuotë të barabartë pikësh, 18. Kështu, sot vendoset se cila prej tyre do të marrë vendin e parë, teksa momentalisht atë pozitë e mbajnë turqit për shkak të triumfit në n përballjen e parë mes tyre. Sakaq, Anglia, e cila është pjesë e grupit të Kosovës, do të luaj në transfertë ndaj Bullgarisë. ‘ Tre Luanët’ vijnë pas disfatës me Çekinë dhe do të kërkojnë medoemos tre pikët, për të mos komplikuar situatën.

Ndërkohë, edhe Portugalia, kampione e Europës në fuqi, luajnë në transfertë ndaj Ukrainës. Kristiano Ronaldo vazhdon të ndjekë objektivin e 700 golave në karrierë, teksa i mungon edhe një pas atij të shënuar në sfidën e fundit. Aktualisht, Ukraina mban vendin e parë në grup, por me një ndeshje më shumë se luzitanët.