Esksluzive/ Histori e dhimbshme, Ylli Dervishi, 70 vjeçari që për çati ka...

Esksluzive/ Histori e dhimbshme, Ylli Dervishi, 70 vjeçari që për çati ka vetëm qiellin

1566
0

Është 70 vjeç dhe jeton në qiell të hapur, pa shtëpi, pa një strehëz ku të fut kokën. Ushqehet me çfarë e ndimojnë njerëz të rastësishëm. Gdhihet dhe shtrihet për të fjetur jashtë…në trotuar, në rrugë, në kohë të acartë apo dhe në kohë me diell.  Jeta është treguar e ashpër me të, i braktisur prej 20 vitesh nga familja, nga të afërmit, por nga të gjithë ne, Ylli Dervishi vazhdon të mbijetoj, deri kur…nuk dihet. Një histori e dhimbshme, nuk është larg në ndonjë fshat të largët, ai ndodhet shumë pranë nesh, në qendër të metropolit, në sheshin kreativ që shumë prej nesh e njohin si Pazari i Ri!  Çfarë kontrasti! Aty ku vezullojnë dritat, muzika po ashtu, tregtia, kafet, lokalet, gjithçka e zhurmshme në këtë vend, takojmë një njeri human, por të mjerë! Prej tetë vitesh, për Ylli Dervishin, tuneli i Pazarit të Ri është bërë streha e vetme e tij. Kartonat janë dysheku i tij, e banorët rreth kësaj zone e ndihmojë me çfarë të mundin.  

Sapo afrohesh për tek ai gjen një sjellje humane dhe buzëqeshjen e një gjyshi, por tek ai nuk afrohet askush nga familja e tij.  Të vetmen gëzim që ka në ditët dhe netët e tij të mjerueshme është janë zërat dhe buzëqeshjet e fëmijëve, që shpeshherë ai u rregullon biçikletat. Madje fëmijët e kësaj zone e thërrasin “babi Ylli”.  Ylli një njeri i braktisur por me shumë shpresë. Ai gëzon një respekt shumë të madh nga banorët e lagjes të cilët ndajnë hapësirën e përbashkët me të,  ata banorë e dinë se kjo hapësirë boshe, e zbrazët gjatë natës, e zhurshme me tregëtarët, fëmijët, të rinjtë, të moshuarit gjatë ditës, për Yllin kjo është shtëpia dhe streha e tij e vetme.

 

Si mund të mbijetoj një njeri në situatë rruge?

Ylli e siguron mbijetesën duke punuar si rregullues biçikletash prej shumë kohësh, tek qoshja e tregut të biçikletave, nga ato pak të ardhura që siguron ushqehet dhe mbijeton. Veglat e tij të punës janë besnike në ditët me diell e kohë të mirë, pasi në ditët me shi nuk mundet të punojë.

Tashmë, Ylli duket sikur është bërë pjesë e këtij grupi që i shikojmë shpesh ne lulishtet e Tiranës duke fjetur gjatë orëve të vona, të mbuluar me një batanije dhe rrezet e diellit, ose zhurmat e qytetit të zhurshëm i zgjojnë, e në rastet më të këqija të dimrit të acartë ata dridhen dhe sfiliten nga i ftohti.

Thua a ëndërrojnë për  një ditë ndryshe këta njerëz ?!

Në sytë e Yllit shikon dritë, sepse beson dhe shpreson se një ditë do të bëhet më mirë. E si thoni ju a do të bëhet më mirë nëse NE nuk nëjmë asgjë për të dhe për shumë të tjerë si ai? Ka shumë qendra sociale, por këtë të moshuar në mes të Tiranës askush nuk e ka vërejtur, asnjë institucion nuk ka vënë dorë për këtë njeri. Të vetmet që po përpiqen ta ndihmojnë janë shoqatat, dhe një ndër to është Qendra T’reja, të cilët e ndihmuan nëpërmjet projektit “Përmirësimi i kushteve të personave në situatë rruge”. Por vetëm kaq. Ç’farë do të ndodh me këtë të moshuar nesër, pasnesër. Bonusi i strehimit që do të marr nga bashkia për tre muaj nuk e ndihmon për asgjë. Shoqata e ka ndihmuar të aplikoj për këtë bonus, që të gjejë një shtepi të vogël, duhet të lidh një kontratë qiramarrje. Por a mundet ky njeri të bëj një kontratë të tillë, dhe a mund ti besoj diksuh…paragjykimet janë të mëdha dhe mosbesimi po ashtu.

 

Por a do mund ta bëjnë dot vetëm? Mendoj se jo, pasi duhet bashkëpunim dhe kordinim me të gjitha institucionet. Si mund ta ndihmojmë këtë të moshuar, si mund ta ndihmojnë që ai të ketë vetëm një strehëz ku të fut kokën në shi dhe në erë. Një strehëz ku të kaloj pjesën e mbetur të jetës.. Rrudhat në fytyrën e tij tregojnë shumë. Një njeri mes katër rrugëve dhe i braktisur nga të gjithë…