Endrra e Soirdios, 14-vjeçari që sfidon autizmin me kitarë realizohet nga Albsig

Endrra e Soirdios, 14-vjeçari që sfidon autizmin me kitarë realizohet nga Albsig

638
0

Notat e pentagramit duket sikur i lexohen te sytë e shkruar që i rrezëllin me plot shpresë. Heshtja e tij flet më shumë se sa fjalët.  Është i përqëndruar gjithmonë te muzika. Hera- herës nxjerr telefonin nga xhepi dhe nis e akordon notat muzikore. Endrra e tij për muzikën tashmë i është plotësuar falë mbështetjes së Shoqërisë së Sigurimeve Albsig. Tashmë kitara e ëndrrave i është bërë realitet vetëm fal sponsorizimit të bërë nga Albsig. Kishte vite që e praktikonte, po nuk kishte një kitarë të vetën. Ky është Soirdio Balla, 14-vjeçari nga Tirana që sfidon autizmin vetëm me kitarë. Edhe pse me aftësi ndryshe adoleshenti nga Tirana me ndihmën e familjes ka mundur të realizojë ëndrrën e tij lidhur me muzikën. Me kitare në dorë dhe me telat ndër gishta ai nis e luan menjëherë pjesët muzikore më të pëlqyerat. Kitara për adoleshentin është e gjitha bota e tij fëminore. Vetëm përmes saj ai shfaq aftësitë e tij të rralla. Portreti tij ngjall shpresë dhe ankth për familjarët. Shpres që në të ardhmen ai do sjell perlat muzikore më të arrira, ndërsa ankth sepse s’kanë mundësi financiare mbështetëse për të.

“Ditë pas dite, gjatë gjithë kohës mërzitej. Mendova ta çoj në një kurs pikture, pasi vizatonte çdo gjë që shihte. Por kur ne shkuam për ta regjistruar tek qendra, ai shkoi dhe kapi një kitarë. Kitarën e ka pjesën e vet të pandashme, domethënë edhe kur fle gjumë do e marrë nga këtu e do e çoj tek krevati i tij’- tha nëna Mirela Balla. Ajo shtoi se kitara është pjesë e pandarë, madje edhe në gjumë fle me të. Kjo e fundit falënderon shoqërinë Albsig që mundësoi blerjen e kitares së Soirdios për t’i plotësuar ëndrrën e tij të kahershme. “Në moshën 2-vjeçare ka shfaqur shenjat e para, po në moshën 4-vjeçare është vërtetuar që djali vuante nga një sëmundje e pashërueshme autizëm”, tregon me lot në sy Mirela. Por nga gëzimi që shikon djalin e gëzuar me kitarë në dorë mundohet të harroj çdo gjë për momentin dhe të shijoj tingujt e muzikës që ai nis të luaj. “Shpenzimet e tepërta për trajtimet e përditshme bënë që ne të mund të mos ja plotesonin deshiren per te pasur nje vegel muzikore. Po fal Shoqerise Albsig endrra e djalit tim u be realitet dhe kur e shikoj ate te lumtur duke luajtur ne kitare lumturohet e gjithe familja”, vijon se treguari Mirela Balla. Kane qene perfaqesuesit e shoqates Ictea Albania ato qe kane spikatur talentin e Soirdios ne fushen e muzikes. Vetem fal tyre dhe me mbeshtetjen e Albsig endrra e 14-vjecarit u be realitet. Shoqata ictea Albania ka mbeshtetur dhe mbeshtet target grupin e femijeve me aftesi ndryshe. Ajo ka realizuar nje sere projektesh ne qytete te ndryshme dhe ju ka ardhur ne ndihme nje numri te kunsiderueshem familjesh me probeleme te medha social-ekonomike.