Si u zbulua dhe u grabit varri ilir/Eshtrat ishin të 2300 viteve...

Si u zbulua dhe u grabit varri ilir/Eshtrat ishin të 2300 viteve më Parë dhe skeleti i pa prishur

404
0

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua këtë të premte Historiku i “Kalasë së Cerjes”

 

Labëria vendi ku historia hodhi rrënjët, e rrethuar nga male e kodra, fusha e lumenj, ku vendbanimet autoktone janë rrugëtimi njëp jete që ka në gjenezë trashëgiminë kulturore dhe historinë.

SAMI FRASHERI MENDON: LABËRIA NUK PËRBËN VETËM PROGONIN DHE PËRMETIN, POR AJO SHTRIHET NË JUGPERËNDIM TË SHQIPËRISË, NGA LUMI VJOSA NË LINDJE E VERILINDJE DERI NÊ BREGDET TË JONIT E ADRIATIKUT NË PERËNDIM.

Banorët dhe dialekti kësaj zone, e bëjnë atë të veçantë. Gjorm, Lepenicë, Brataj dhe pak më vonë Mesapliku, fshati ku ndalëm makinën dhe nisëm rrugëtimin me këmbë.

Pozicionuar në faqen jugore të një kodre, e cila mendohet të jetë rreth 450 metra mbi nivelin e detit, në bregun e djathtë të lumit Shushica. Stafi “Autokton” udhëtoi për të njohur nga afër historikun e “Kalasë së Cerjes”. Nën rrezet e ngrohta të një dielli dimëror, që mesa duket sillej rrethë e qark gjithë sip?rfaqes së kalasë. Mure prej guri, të larta të tipit Izodomik, blloqe guri kuadratikë me lartësi të barabartë. Dëshira për të eksploruar këtë vend i cili rrethohet nga disa fshatra të cilët ndodhen në afërsi të qytetit të Vlorës,të pozicionuar mes lumit Shushica.

Në maj?n e kësaj kodre në antikitetin e vonë,është ndërtuar një fortifikim me përmasa të vogla, në formën e një katërkënd?shi.

Kalaja e Cerjes ka shërbyer si një qëndër e fortifikuar e cila ka ruajtur një rol të rëndësishëm, për kontrollin e kufirit juglindor të koinonit t? Amantëve. Kjo Kala mendohet të jetë ndërtuar në shekullin e IV para krishtit.Po në shekullin e III Para Krishtit, poshtë kodrës së Cerjes është ndërtuar një urë, rrënojat e të cilës ekzistojnë ende dhe njihet si “Ura e Bogdanit”

Brenda kësaj kalaje duket qartë me syrin e lirë se ka gjurmë banesash, muret e të cilave kanë qenë prej guri.

Gjatë eksplorimit të territorit të brendshëm të kalasë, që në momentin e parë hasim një portë të madhe prej mur guri, e cila pozicionohet në pjesën lindore.

Planimetria e fortifikimit është drejtkëndore, e ndërsa skajet verilindore dhe perndimore janë me kulla kuadratike dhe rrethore.

Në pjesën jugore të kalasë sipas profesor Nazërit ka qenë pozicionuar pjesa dërrmuse e banorve të këtij qyteti, i cili ka qenë i varur nga ana administrative nga Amantia. Pozicionimi i këtij qyteti ka qenë në favor strategjik ushtarak dhe pikant, i rrethuar nga mure mbrojtës prej guri, me përjashtim të 4 portave hyrëse.

Populli i tre fshatrave si Brataj, Tërbaç dhe Mesaplik përmend historikun e kësaj Kalaje që në koh?n e Elimëve,e kanë ruajtur shumë mirë kujtimin edhe e kanê përcjellë ndër breza.

Elimët kanë personifikuar lashtësinë në periudhën parailire.Termi Elim do të thotë pellazgë. Profesor Nazëri na rrëfei një detaj mjaftë interesant. Midis Bratit dhe Lepenicës në afërsi t? një hidrocentrali u gjetë një varr monumental, i rrethuar me bllok guri në formë katrore, ku pjesa e sipërme e varrit ishte rreth 20 centimetra e trashë. E zbuluam dhe gjatë natës banorë të panjohur e grabitën, duke marrë të gjitha monedhat, arm?t apo edhe pjatat prej ari. Mendohet të ketë qenë varri i nj? mbreti apo aristrokrati të hershëm tê asaj kohe.

Trashëgimia kulturore është jeta! Është shpirti i lirë dhe historiku i një kombi, që e bënë atë të dallueshëm nga kombet e tjera.