Elvana Gjata flet për herë të parë për puthjen me Ermal Mamaqin...

Elvana Gjata flet për herë të parë për puthjen me Ermal Mamaqin në filmin “2 Gisht Mjaltë”

421
0

Mbrëmjen e sotme në “Cineplexx” u zhvillua premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë”, ku protagonistët kryesorë janë moderatori Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata.

Për të gjithë ata që janë kuriozë, PO, ata janë puthur në film dhe ka qenë Elvana e cila gjatë fjalës së saj e ka pohuar publikisht.

“Kam shumë vite që ëndërroj të bëj një film. Faleminderit Ermal sepse je një njeri jashtëzakonisht kreativ me një zemër shumë të madhe dhe dua shumë që të gjithë të të njohin siç unë të njoh ty. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe ka pasur edhe disa skena që të jem e sinqertë kanë qenë shumë të bukura. Ideja që jam çift në këtë film me vëllain tim sesi nuk më hëngri ajo mortja që duhet të të puthja ty, unë nuk e di”, është shprehur ndër të tjera ajo, në një video të bërë publike nga “revistaclass”.

Bukuroshja duket rrëzëllitëse me fustanin ngjyrë jeshile neon, që duket theksuar se është një nga tendencat më të rëndësishme të modës për këtë vit.