Elbasan, 56-vjeçari i vjedh 35-vjeçares kartën e bankës dhe PIN-in, nxjerr nga...

Elbasan, 56-vjeçari i vjedh 35-vjeçares kartën e bankës dhe PIN-in, nxjerr nga bankomati 33 mijë lekë

563
0

7857a9ff53ca3ec347edec33aa2_1474014787-9886680

Një 56-vjeçar nga Elbasani u vu në pranga pasi policia ka dokumentuar me prova ligjore tre vjedhje të kryera prej tij.

Faik Liçi më datë 15 shtator dyshohet t’i ketë vjedhur  një 37-vjeçare kartën e bankës  së  bashku me kodin PIN  dhe  nëpërmjet kartës dyshohet t’i ketë vjedhur një sasi lekësh prej 33.000 Lekë.

Policia  bëri sekuestrimin e kartës së bankës në cilësinë e provës materiale.

Më datë 25 gusht 2015 në fshatin Bradashesh dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit K.S,  54 vjeç.

Më datë 16gusht 2015, në fshatin Bradashesh dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit B.S, 44 vjeç. /Gazeta Express/