Një 56-vjeçar nga Elbasani u vu në pranga pasi policia ka dokumentuar me prova ligjore tre vjedhje të kryera prej tij.
Faik Liçi më datë 15 shtator dyshohet t’i ketë vjedhur një 37-vjeçare kartën e bankës së bashku me kodin PIN dhe nëpërmjet kartës dyshohet t’i ketë vjedhur një sasi lekësh prej 33.000 Lekë.
Policia bëri sekuestrimin e kartës së bankës në cilësinë e provës materiale.
Më datë 25 gusht 2015 në fshatin Bradashesh dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit K.S, 54 vjeç.
Më datë 16gusht 2015, në fshatin Bradashesh dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit B.S, 44 vjeç. /Gazeta Express/