Ekspertët: Si të shmangni helmimin nga fast food-et gjatë verës!

Ekspertët: Si të shmangni helmimin nga fast food-et gjatë verës!

405
0

Ju mund të mendoni se jeni duke u kujdesur shëndetshëm duke porositur një sallatë në vend të sandwich-it në fast food-in tuaj të preferuar. Por në fakt, ju mund të jeni duke i bërë vetes një dëm më të madh sesa mund ta imagjinoni. Në këtë periudhë të verës, kur temperaturat shënojnë shumë gradë ne nuk kemi asnjë informacion sesi mund të ruhen ushqimet apo më tepër si mund të përgatiten, prandaj rreziku për t’u helmuar është shumë i lartë. Por si mund të shmangni helmimin nga fast food-et gjatë verës?

Ekspertët kanë disa këshilla për ju, që duhet t’i keni parasysh herën tjetër që do të porosisni për të ngrënë.

– Shihni me kujdes higjienën e ambientit, ku jeni duke porositur.

– Shmangni sallatrat, perimet e pagatuara dhe ushqimet super të pjekura.

– Jini të sigurtë që do ta shihni të gjithë procesin e gatimit të ushqimit tuaj.

– Nëse keni simptoma të helmimit, duhet të drejtoheni menjëherë tek mjeku