Einxhel tha se nuk e paguan as aty për shkak të pandemisë,...

Einxhel tha se nuk e paguan as aty për shkak të pandemisë, reagon televizioni shqiptar: S’ka punuar kurrë te ne, ngatërron kekun me byrekun

433
0

Einxhel Shkira vijon të flasë për ish-punët e saj dhe duket se nuk ka marrë rrogën në disa media, jo vetëm te Vizion Plus, ku ka punuar me Donald Veshajn.

Sot ajo ka folur për punën që ka patur tek Ora News. Sipas Einxhelit, as aty nuk është paguar, për shkak se projekti i saj u ndërpre nga karantina, pavarësisht se kishte punuar për ca kohë.

 

“Të rrish pa punë është një gjë, por të punosh dhe të mos marrësh rrogën është tjetër gjë. Edhe tek ajo puna që më përmendi Donaldi dje, Ora News, nuk është se kam ikur, por nuk kam marrë lekë”, – tha Einxhel duke folur në dhomën e gjumit.

 

“Filloi karantina dhe nuk më dhanë asnjë qindarkë. As gjysmë rroge, as cerek rroge, as asnjë gjë”, shtoi moderatorja me një keqardhje të dukshme në portretin e saj.

 

Pak më parë ka ardhur dhe reagimi i televizionit në fjalë “Moderatorja Enxhel Shkira ka bërë një deklaratë të çuditshme mbrëmë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip. RTV Ora beson se gjithçka është një ngatërresë  televizioni, apo nxitim i saj.

 

Deklarata se marrëdhëniet e punës me të u shkëputën në pandemi nuk qëndrojnë aspak dhe kjo për faktin se Shkira nuk ka qenë në asnjë moment e angazhuar në televizionin RTV Ora.

 

Ndoshta pa dashur Shkira mund të ketë dashur të përmendë ndonjë televizion tjetër, apo mund të ketë qenë e ftuar në emisione, por aspak në moderim, gazetare, asistente, teknike apo pjesë e stafit të rubrikave të tjera në RTV Ora.

 

Me keqardhje për këtë deklaratë, por jemi të detyruar të bëjmë këtë sqarim kur Shkira deklaron se nuk është paguar për punën e bërë, pasi nuk ka bërë në fakt në RTV Ora asnjë punë.

 

Pra me pak fjalë ka ngatërruar kekun me byrekun apo televizionin Ora me një tjetër televizion ku ka punuar”, shkruan televizioni Ora.