Rikthim në vitet e para pas rrëzimit të regjimit komunist, Edi Rama i heq vizën Shqipërisë. Akoma janë të gjalla në memorien e mijëra shqiptarëve radhët e gjata pranë Ambasadave në Tiranë për tu pajisur me vizë. Burra , gra , fëmijë, të rinj e të reja rrinin me ditë të tëra në pritje pas dyerve. Dikush për nevoja emigrimi , dikush për tu bashkuar me familjen apo dhe për një vizitë shëndetësore. Të rinjtë në përpjekje për shkollim. Viti 2010 ishte viti i çlirimit të madh. Liberalizimi i vizave për Shqiptarët ishte ëndërr që u bë realitet. Sigurisht që ky liberalizim ishte si rrjedhojë e një pune të jashtëzakonshme dhe reformave të mëdha të Qeverisjes së Partisë Demokratike. Sot jemi në pragun e rivendosjes së vizave dhe nëse kjo qeveri arrin “suksesin ” e madh të kthimit të vizave , shumë shpejt Shqipëria do të ketë edhe kthimin e skafeve dhe trafikimin njerëzor. Ky është turpi më i madh i kësaj qeverie që me vetëdije po i dënon shqiptarët.