Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Pas një konflikti ne famlije babai 50 vjeçar ka plagosur me thikë vajzën e tij të mitur. Mësohet se shtetasi 50-vjeçar me iniciale P.SH., ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të tij. Policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar krimin në familje. Policia ka arrestuar 50 vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një krim në familje. Policia e Vlorës falë ndërhyrjes në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me pasoja të rënda. Arrestohet në flagrancë shtetasi P.Sh., 50 vjeç, pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse (thikë) vajzën e mitur. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ”Dhuna në familje”.