Një djalë i vogël që po ndiqte ndeshjen ku po luante ylli i futbollit, Mohamed Salah, e ka ndjekur atë me shpjetësinë më të madhe në mënyrë që të shkrepte një foto me të. Por për ta arritur në kohë tifozi i vogël është penguar dhe lëndoi hundën.
BRITANI- Tifozët e çmendur mund të bëjnë gjitçka për të takuar yjet e tyre të futbollit. Rasti i fundit më i veçantë ka qenë ai i një tifozi të flaktë të futbollistit Mohamed Salah.
Salah ka luajtuar së fundmi në ndeshjen që hapi sezonin e Liverpool, duke fituar kundër Norwich me rezultatin 4-1.
Në momentin kur futbollisti ka dalë nga stadiumi për t’u larguar me makinën e tij, dy vëllezër tifozë të tij e kanë ndjekur me vrap yllin e futbollit.
Por më i vogli Nag To, gjatë varpit të shpejtë për të arritur Salah, është penguar dhe dëmtoi hundën.
Por nuk e humbi rastin dhe me hundë të gjakosur, tifozi i vogël arriti të bëjë një foto me idhullin e tij. Fundja ku ka kujtim më të bukur se kaq, në atë moment me siguri i ka harruar edhe dhimbjet. Më pas futbollisti i ndau këto foto edh me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke treguar shembullin fantastik të vogëlushit.