E mira triumfon gjithmonë, historia e karabienierit italian që ndihmoi 4-vjeçaren kosovare të shërohej në Romë

Thonë që rastësia është mbreti i botës dhe duke lexuar historinë e mëposhtme do të kuptoni që disa prej tyre mund të të ndryshojnë vërtetë jetën. Fabio Cervellieri, oficeri italian që ka shërbyer për forcat e KFOR-it, nuk e kishte menduar kurrë që në një prej patrullimeve të zakonshme do të njihej me një vogëlushe kosovare, vetëm 4 vjeç, që vuante nga diabeti i tipit 1. Pasi u njoh me historinë e saj dhe me vështirësitë ekonomike që po kalonte familja e saj, Fabio u tregua i gatshëm për ta ndihmuar me blerjen e ilaçeve.

Pas mbarimit të misionit dhe kthimit në shtëpi, Fabio nuk e harroi dhe i premtoi mamasë së vajzës që ai do të bënte çmos që ajo të merrte terapitë e duhura mjekësore në Itali. Të prekur nga kjo histori, kolegët e tij vendosën të mblidhnin sa më shumë donacione që katërvjeçarja të kurohej në spitalin “Politecnico Umberto 1” të Romës. Dhe kështu ndodhi. Nënë e bijë mbërritën në aeroportin e Fiumincino-s më 13 nëntor dhe iu nënshtrua një sërë kontrollesh mjekësore dhe një operacioni, i cili përfundoi me sukses.

Gjesti i bërë nga oficeri i policisë, Fabio Cervellieri së bashku me të gjithë Regjimentin e Karabinierëve të MSU-së, shkon përtej detyrave që duhet të kishte kryer në shërbimin e tij jashtë vendit dhe po bën bujë në shtypin italian. Heronjtë e vërtetë gjinden kudo dhe Fabio është një prej tyre.

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *