E mbani mend Erjonin? Djaloshi që bëri të qeshin dy juritë e...

E mbani mend Erjonin? Djaloshi që bëri të qeshin dy juritë e “X Factor” dhe “Ethet e së premtes mbrëma” (VIDEO)

587
0

screenshot-6_1475497437-3492210“Ethet e së premtes mbrëma”, spektakli në kërkim të talenteve në muzikë i zhvilluar vite më parë në Shqipëri, ka pasur edhe momente humori të përmbledhura në “Blob”.

Erjon Bashkurti është një djalosh i cili ka bërë të qeshin jurinë dhe publikun, për mënyrën e tij të veçantë të të kënduarit. I njëjti personazh, vite më pas është bërë pjesë edhe e kompeticionit tjetër të zbulimit të talenteve, “X Factor”. Edhe këtë radhë, ai është vlerësuar nga juria për humorin e tij, dhe jo për zërin.

Më poshtë po ju sjellim video nga dy performancat e tij.

Në të parën ai këndon në gjuhën shqipe, ndërsa në “X Factor”, këndon anglisht…edhe pse fjalët nuk shqiptohen me kuptim.

Gjatë bisedës me jurinë Erjoni thotë fjalë të tilla si:  “I’m singel, is not marry…Come in my heart baby…Do u have sugar in my hart”.

Edhe pse nuk ka marrë “PO”-në e jurisë për të vijuar më tej rrugën në talent show, Erjoni ka fituar zemrën e publikut me tipin e tij të veçantë. /Gazeta Express/

Video – (Minuti 05:10)