E lidhin breshkën në pemë, pronarët shkojnë në pushime (FOTO LAJM)

E lidhin breshkën në pemë, pronarët shkojnë në pushime (FOTO LAJM)

458
0

  pronaret e një breshke në Gjermani kanë gjetur një mënyrë të çuditshme për të ruajtur kafshën e tyre që të mos ikë, duke i shpuar zhguallin, ku kanë vendosur një lloj zinxhiri, të cilin e kanë lidhur në një pemë.

Kjo lloj breshke e tokës dhe ujit, e cila është e njohur në juglindje të SHBA-ve, ishte siguruar në këtë mënyrë që pronarët e saj të mund të shkonin në pushim.

Breshka ishte vërejtur nga një grua fqinje, e cila ka thirrur zjarrfikësit në Dortmund për të shpëtuar kafshën.

Arne Stenzel, 50 dhe bashkëshortja e tij Ute, 48, nga organizata për shpëtimin e kafshëve ‘Ark 90’ ishin në mesin e të parëve që kanë arritur për të parë skenën kur ata ishin kërkuar për ndihmë nga zjarrfikësit.

Arne është shprehur i tronditur nga rasti, duke thënë se kafshët nuk duhet trajtuar në këtë mënyrë.

Së bashku me zyrën e veterinarisë së qytetit Dortmund, ata kanë liruar kafshën e pafat dhe i kanë siguruar një strehë.

Ata, po ashtu, kanë larguar me kujdes unazën e hekurt, me të cilën ishte mbajtur lidhur breshka.

Pronarët e breshkës pritet të përballen me akuza për keqtrajtim të kafshëve.