E kuptoi edhe vetë, Beatrix pyet Donaldin! “Pse je ndryshe sot?”, përgjigjja që i ktheu ai me siguri që nuk i pëlqeu aspak

Marrëdhënia mes çiftit më të komentuar të ‘Big Brother VIP’, Donaldit dhe Beatrixit duket se ka ndryshuar pas futjes në shtëpi të Romeos. Kjo gjë u vu re nga ndjekësit të cilët po shpërndajnë kudo nëpër rrjet një video ku aktori duket sikur po e shmang këngëtaren kur ajo i afrohet për ta puthur.

Me sa duket tashmë dyshime ka edhe vetë Beatrix për sjelljen e tij kohët e fundit. Gjatë një bisede në dhomën e gjumit ajo po i shprehte Donaldit se ai i dukej ndryshe sot.  Beatrix: Je ndryshe sot. Donald: Si ndryshe? Beatrix: Nuk e di.

Donald: Për mirë apo për keq? Beatrix: Je ndryshe. Donald: Po për mirë apo për keq? Beatrix: Nuk e di, nuk di ta përcaktoj. Donald: Thjesht mërzitem, stresohem këtu nga situatat… Takimi me Romeon më ka… Unë e kam një mision.

Beatrix: Sot nuk e di pse më je dukur i stresuar. Donald: Sa më shumë kaloj, aq më shumë stresohem. Afrimiteti i tyre duket se ka ndryshuar që pas hyrjes së Romeos dhe kjo është videoja që ka bërë edhe xhiron e rrjetit sot. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Donaldin, pasi para tre ditësh është shprehur se ai i kishte gjërat shumë të qarta në lidhje me Beatrix.

Gjate dites se sotme  ka dale një video (na falni për cilësinë) ku duket qartë që Beatrix zgjat buzët drejt Donaldit për një puthje por ai kthen kokën dhe largohet. Shihet Beatrix që i shkon nga pas. Donaldi po sillet çuditshëm me Trixën që pas futjes së Romeos brenda shtëpisë së Big Brother.

https://streamable.com/o/vor87x#

Po atë mbrëmje ai u kthye të flejë me dj PM me të cilin ndante shtratin që në fillim dhe jo më me Trixën siç kishte bërë disa ditë me radhë. Në rrjet aludohet për një mesazh mes binjakëve, me anë të shenjave që vetëm ata i dinë e kuptojnë dhe me anë të një 20 mijë lekshi që Romeo i la Donaldit në dorë.

Author: vizional