“E ka personale me mua”! Meta i kthehet Finos: Je i preferuar...

“E ka personale me mua”! Meta i kthehet Finos: Je i preferuar për mua, eja pi një kafe

485
0

Presidenti Ilir Meta ka marrë “kritika” nga deputeti socialist Bashkim Fino sot në Kuvend, në komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e kreut të shtetit, se ka qenë i anshëm, jo mbi palët me vendimin për shtyrjen me dekret të datës së zgjedhjeve.

Fino i ka ngritur këto dy pyetje presidentit Meta: “Të jesh mbi palët, luani rol interesant për zbatimin e Kushtetutës, mua me keni krijaur përshtypjen që keni qenë i paanshëm, në sensin se keni thënë shtyva datën e zgjedhjeve se s’donte një palë, pra nuk donte Basha të hynte në zgjedhje, po tani që të dyja palët nuk e duan 13 tetorin, ne i kemi bërë zgjedhjet dhe i quajmë të ligjshme, cfarë do bëni me 13 tetorin, prapë do i shtyni? Ato që thatë duhet ti keni me rezerva se vërtet duhet të jeni mbi palët. Dhe pyetja e dytë: Po nëse qeveria psh do merrte vendim e do thoshte do e shkarkoj presidentin do e zbatonte presidenti vendimin e qeverisë?

Përgjigja e Ilir Metës ishte se:

“Së pari kam marrë vesh nga mediat që keni perceptim se kam një problem personal me ju po nuk ekziston, gjithmonë keni qenë i preferuar nga ana ime, lidhur me cështjen e palëve detyra ua kërkon të bëni pyetjen dhe vlerësimin tuaj dhe jeni në pozitë me komode të bëni një gjë të tillë, por më duhet tju kujtoj se unë edhe kur kam qenë palë, pra kur kam qenë kryetar parlament, dhe kryetar i një partie në koalicion me ju për cështjet madhore kam qëndruar mbi palët dhe shembulli më i qartë ka qenë reforma në drejtësi dhe votimi më 140 vota që më falni për modestinë por kurrë s’do ndodhte nëse unë sdo kisha qenë mbi palët. E dija që ishte e vetmja mënyrë që Shqipëria të merrte një rekomandim pozitiv për celjen e negociatave. Ky do ngelet thjesht rekomandim kam frikë me keto diskutime qe po behen tani”.

Ndërkohë teksa Presidenti i Republikës e mbylli me batutë raportimin e tij në Komisionin Hetimor të ngritur nga socialistët për t’a shkarkuar.

Teksa tha se është i hapur për të ndihmuar punën e Komisionit, kreu i shtetit ftoi deputetin Bashkim Fino të shkojë në presidencë për të pirë me të një kafe.

“S’kam nevojë për dëshmitarë. Po t’ju duhen dokumente, jam i hapur. Në mënyrë të veçantë, do ftoja zotin Fino, të vinte në presidencë, të pinte një kafe. Sa më parë… Jo vetëm që s’kam asgjë personale, po është i preferuari im”,tha Meta.