E akuzoi për lidhje me aferën e inceneratorëve, Ndreca i përgjigjet Këlliçit:...

E akuzoi për lidhje me aferën e inceneratorëve, Ndreca i përgjigjet Këlliçit: Përpjekje për të më intimiduar. Do të paditesh për shpifje!

57
0

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka denoncuar përmes një konference për shtyp nga selia blu, lidhjet e deputetit socialist, Plarent Ndreca me inceneratorin e Tiranës. Sipas Këlliçit, Ndreca del në skenë përmes ortakut prej shumë vitesh në kompaninë e tij i cili rezulton i arrestuar dhe dënuar për krijimin e skemave mashtruese financiare.

Mbi denoncimin ka reaguar vetë zoti Ndreca në një postim në rrjetin social Facebook.

 

Sot paska dalë në konferencë për shtyp e përmendur emrin tim, i vetmi drejtues politik në historinë 30 vjeçare të pluralizmit shqiptar që ka mbaruar vetëm 8 klasë shkollë. Doktori i shkencave të tetologjisë (shkenca e të diturit deri në klasë të tetë), sot ka bërë një paradë emrash qytetarësh të lirë të këtij vendi, vetëm e vetëm për ti lidhur me emrin tim, për ca proçese, që ky rrenacaku me tetë klasë, e di shumë mirë që unë skam asnjë lidhje, por si një komunist i brezit të ri, mendon se më intimidon në punën që unë bëj.

Shumë mirë ke bërë more bolshevik i vockël i komunistit të madh, por do të lutesha shumë që kur ti drejtohesh SPAK:

  1. Të shkruash emrin tim saktë, pastër dhe pa asnjë gabim.
  2. Të bësh kallëzim penal dhe jo “informacion”, siç e keni bërë zakon sëfundmi.
  3. Të vesh qartë pastër dhe pa gabime veprën penale që kam kryer.

Se unë kam ndërmend të jem i saktë fare:

  1. Në padinë për “shpifje” që do marrësh si një rrenacak kampion i kampionatit tuaj të rrenës.
  2. Në kallëzimin (jo informacion) për “kallëzim të rremë”, me emër, mbiemër dhe arsimin tënd tetë klasë.
  3. Në kërkesën që do i bëj Ministrisë së Arsimit për pavlefshmërinë e njësimit të diplomës tënde të lartë, kur nuk ke përfunduar shkollën e mesme.
  4. Në kërkesën që i drejtoj Ministrisë së Turizmit të të mbajë lekët që ke marrë si drejtor, duke pasur si kriter arsimor vetëm tetë klasë, duke thyer kështu edhe rekordin e injorancës në shtet, që mbante Lalë Krosi, këshilltari i pa shkollë i Mbretit “Zog i I”.
  5. Në kërkesën që do i drejtoj KQZ, që kandidatëve për deputet me tetë klasë shkollë t’ju verifikohet deklarata e pranimit në listat që do dorëzohen nga Partitë Politike.

Për të treguar saktësinë time, po bashkëlidh me foto vertetimin e shkollës së mesme që provon faktin, që bolsheviku i ri ka mbaruar 4 vite nga 5 që duhet të mbaronte dhe që nuk ka kryer maturën shtetërore.

P.s. Medet ta dinte Trump se kujt po i jepte dorën..