Durrës, bllokohet kontenieri me 27 ton mish pule nga Brazili, doli me...

Durrës, bllokohet kontenieri me 27 ton mish pule nga Brazili, doli me salmonelë

526
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, dega e Durrësit, ka bllokuar një kontenier me 27 ton mish, fileto pule, që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave ka rezultuar me prezencë salmonele. Ndaj, AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës 27 ton fileto pule në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës. Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet. Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi.