Dua Lipa surprizon të gjithë, prezanton të dashurin e ri në Instagram!...

Dua Lipa surprizon të gjithë, prezanton të dashurin e ri në Instagram! Këngëtarja shqiptare ndryshon edhe look-un

15
0

Dua Lipa i ka surprizuar të gjithë, duke prezantuar të dashurin e ri Callum Turner në Instagram. Mes fotove të postuara, ylli i popit me origjinë shqiptare shfaqet duke u puthur me partnerin e saj.“Argëtim pas show-t dhe shumë dashuri ”, shkruan krah fotove ku janë edhe familja dhe miq e bashkëpunëtorë të saj.Por jo vetëm kaq, ajo që bie në sy janë dhe flokët e këngëtares. Dua i është rikthyer ngjyrës së zezë.Kujtojmë se lajmi për lidhjen e këngëtares dhe aktorit u publikua për herë të parë në janar.“Ata janë të çmendur për njëri-tjetrin ”, tha një burim në atë kohë.Që atëherë, Lipa dhe Turner janë kapur në disa dalje. Marrëdhënia e tyre u konfirmua teksa u fotografuan duke ndarë puthje në Los Angeles më vonë atë muaj.Turner më parë ishte në lidhje me Vanessa Kirby, ndërsa Lipa ishte në një lidhje me regjisorin Romain Gavras për 8 muaj, derisa u ndanë në dhjetor.