Dreka e fundit e vrasësit me familjen dhe videoja e të vrarëve,...

Dreka e fundit e vrasësit me familjen dhe videoja e të vrarëve, gazetarja rrëfen detajet e panjohura të masakrës

530
0

Masakra me 8 viktima në Selenicë, vazhdon ende të mbajë të tronditur opinionin publik, ndërkohë që pas deklarimeve në polici të vetë autorit të ngjarjes, por dhe të afërmve të tij, mbi situatën që solli krimin janë zbardhur detaje të reja. Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha sjell disa detaje mbi drekën e fundit të Ritvan Zykaj në liri, para masakrës që mori tetë jetë të pafajshme.

 

Postimi i plotë

 

Pas drekes Olardio hapi telefonin. Po behej gati te kthehej per ne Panaja kur u zverdh i gjithe nga mesazhi qe pa ne facebook . Nuk kishte pare kurre dicka te tille ndaj duke bertitur thirri te atin Spartakun. O ba, shiko cme dergoi Ritvani. Ishte nje filmim ku ne oborrin e nje shtepie pak me tej , dukeshin dy njerez te shtrire per toke. Shtepia ngjante si e Demirit. Fshije e urdheroi i ati, cjane keto gjera kaq te renda. Ku e gjete? Por me pas tingelloi telefoni, u duk sikur edhe ai theri ajrin lagjes fshat ne Resulaj.

 

Kesaj radhe ishte Sadiku . Babai i Ritvanit po ulerinte e po vajtonte ne telefon. I njoftoi per vrasjen e Afredites dhe te Azemit dhe.. pak minuta me vone me britma e ulerima ai ju dha lajmin e tmerrshem per vdekjen e Demirit…Perrijes.. Vasilikes…..Besimit…Sares dhe Ledionit te vogel qe erdhi ne kete bote ne 13 janarin e 2010 dhe iku nje te premte gushti, nga ato qe na i marrin frymen me tragjedi te padegjuara.

 

Ne gjendje te renduar pershkruajne hetuesit babai i vrasesit , njoftoi policine, duke ulerire e mallkuar ai i tha policise qe i biri ” i ka vrare , i ka vrare te gjithe ..” . Ora e keqe e asaj te premteje ishte 16. 45 , kur nje kallashnikov qe sdihet nga u nxor vrau 8 persona, te gjithe kusherinj me njeri tjetrin e me shtepite afer e afer

 

Dreka e fundit

Ne oren 13.30 e ema e vrasesit Lindita pasi mbylli punet e fshatit , mori rrugen me gezim se bashku me femijet e saj. Para ishte kunati i saj Bujari me te birin Ritvanin. Pas tyre ajo me te bijen Noçen. Po shkonin per dreke disa shtepi me tej , tek vjehrri. Kishin ardhur krushqit nga Panajaja keshtu dhe sa mire qe do takoheshin, plus qe ne vape nuk behet asnje pune ne fshat dhe ishin ftuar per dreke disa shtepi me tej tek shtepia e vjehrrit Kujtimit. Rruges 40 vjecarja Vasilika( e vrare me pas) , doli ne ballkon dhe i tha serisht se djemte e saj po e vjedhin. ” sot me vodhen prape pulat e detit i tha”.

 

I kane thene Ridvanit te vazhdoje perpara te shkoje tek dreka se ata e arrijne per pak dhe jane kthyer tek shtepia e Vasilikes. Hetuesit thone se te rriturit folen ca minuta me njeri tjetrin, sqaruan mosemarreveshjen dhe u ndane qetesisht. Dhe u ndane, pa e ditur se po ndaheshin pergjithmone

Gjate drekes

 

Ne tryeze u diskutua per hallet e perditshme. Nuk lane pa permendur edhe debatin e fundit, ja ashtu kalimthi. Ridvani u ankua nje moment se gjithmone per cdo gje akuzonin ate. Piu vetem nje birre. Ishte fjale pak. Foli me Olardion per cfare flasin te rinjte dhe pasi u takua me te gjithe, kerkoi falje dhe iku 30 minuta me heret.

 

Pas drekes , te tjeret po qendronin ne verande. Degjuan krisma. Pasi bresheria pushoi prinderit e Ritvanit u larguan, me mendimin se po ktheheshin si zakonisht drejt shtepise se tyre e halleve te tyre. Por po shkelnin drejt nje rruge ne te cilen, djali i tyre i mesem sapo ishte arratisur bashke me nje kallashnikov qe e zbrazi ndaj 8 kusherinjve. Po shkonin drejt nje rruge qe do ta gjenin te mbushur me kufoma. Asnjeri prej tyre qe ishte ne dreken e fundit , nuk e dinte se kur trokiten shishet e birres po thoshin ” gezuar ” per here te fundit. Pas tragjedise vertet jeta vazhdon, po ne fisin Zykaj , per ata qe mbeten eshte tmerresisht e veshtire te vazhdosh perpara..

 

Shkrimi bazohet ne deshmite e Sadikut, Lindites. Hoveljandos, Pashakos, Spartakut, Fiqiriut , Bujarit dhe Kujtimit

 

Pas tragjedise

Ne Vlore dhe ne Laberi, tragjedia diskutohet e diskutohet. Zemrat jane ftohur. Na ka lene dhimbje . Veshtire te kalosh asaj rruge , pa ndaluar nje cast e pa ndezur cigare. Te gjithe hedhim syte nga shtepite ne koder. Tashme nuk dime se me ke flasim, me ke do shkembejme mendime te kunderta dhe pa bere sherr. Resulaj , Pervec tronditjes, ka prodhuar frike. Dikush i lutet Zotit ” o zot na bej i bej te afte femijet te perballojne veshteresite” , nje tjeter e porosit 100 here te birin kur del nga shtepia, ti shmanget sherrit, te mos ulet ne kedo ne tavoline. Frike. Frike qe ne Tirane nuk ka si lexohet sepse Resulaj ishte nje masaker atje larg, larg shtepive tona

 

12 gusht 2018