Dorëzoi dje mandatin e deputetit, Jurgis Çyrbja përfundon dëshminë në SPAK, ja...

Dorëzoi dje mandatin e deputetit, Jurgis Çyrbja përfundon dëshminë në SPAK, ja çfarë deklaroi

98
0

Deputeti Jurgis Çyrbja i cili dorëzoi mandatin ditën e djeshme mandatin, është thirrur sërish sot sërish në SPAK. Ai ka qendruar rreth 80 minuta në Prokurorinë e Posaçme.

Cyrbja është paraqitur edhe më datën 8 tetor në Strukturën e Posaçme, ku ishte në godinën e SPAK për rreth pesë orë.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Çyrbja ka dhënë vetëm një prononcim të shkurtër për mediat. “Drejtohuni SPAK për informacion”, ka deklaruar ai.

Ende nuk dihet arsyeja që çoi në marrjen e vendimit për të dorëzuar mandatin.

Kujtojmë se për Cyrbjan është bërë kallëzim për shpërdorim detyre nga PD për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.