Dorehiqet Allmuça, Dinamo me trajner te ri

Dorehiqet Allmuça, Dinamo me trajner te ri

491
0

 

Dinamo e ka nisur si mos më keq këtë sezon teksa në këto katër javë të para të kampionatit ka koleksionuar vetëm një pikë dhe tre humbje. Situata është tepër e rëndë për kryeqyetatasit të cilët edhe në këtë sezon nuk kanë asnjë plan për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Së fundmi edhe trajneri Igli Allmuça është larguar përfundimisht nga drejtimi i dinamovitëve. Tekniku e kishte dorëzuar dorëheqjen në klub para disa ditëve, megjithatë u vendos që të qëndronte në stol edhe për takimin e kësaj jave ndaj Erzenit.

 

Por, mesa duket tekniku Allmuça e ka pasur të pamundur të vazhdojë në këto kushte dhe klubi nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale ka komunikuar largimin e tij. Tashmë, gjendja është edhe më e rënduar, ndërsa klubi duhet të mendojë për timonierin e ri, i cili do të pranojë detyrën e vështirë për të drejtuar Dinamon dhe për ta shpëtuar nga gremina.