
Einxhel ka biseduar me vajzat pas incidentit të mbrëmshëm ku ajo lëndoi keq krahun, duke luajtur në shtëpi dhe iu desh ndihma mjekësore. Banorët u kujdesën për të por në veçanti ai që u kujdes më shumë ishte Donaldi. Einxhel nuk e priste gjithë këtë përkujdesje nga ana tij pasi dyshja nuk flisnin me njëri tjetrin.
“Po më ikte dhe inati me Donaldin, po e kaloja me shaka. Thashë ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë”, tha moderatoja duke qeshur. Ndërkohë teksa banorët po flisnin me njëri-tjetrin për lëndimin e moderatores, Tani duket se u mërzit. Biseda mes banorëve:
ILIRI: E kupton çfarë ndodhi? EGZONA: Çfarë ke Tan? TANI: Situata, gjynah. Më vjen keq seriozisht; Donaldi: Mirë që nuk ka përplasur kokën në ndonjë vend.
ILIRI: Ajo nuk ngriti trupin, kur pa se po ikte matanë, automatikisht humbi ekuilibrin dhe ra djathtas; DONALDI: Mirë që e bëri aty dhe jo te tavolina të binte në ndonjë cep. SHIKO VIDEON