Dona s’ka lidhje dashurie jashtë, Curri hedh dyshime: “Ajo pëlqen Olsin

Dona s’ka lidhje dashurie jashtë, Curri hedh dyshime: “Ajo pëlqen Olsin

312
0

“Dona nuk ka asnjë lidhje jashtë “Big Brother” dhe këto janë hamendësime të Musës, i cili është bërë xheloz brenda shtëpisë”.

Këtë e ka bërë me dije miku i ngushtë i Donës, i ftuar në “Big Brother Fan Club”, i cili ka shtuar se e njeh shumë mirë Donën pasi takohen të paktën çdo javë jashtë shtëpisë.

Këto deklarata të mikut të Donës erdhën fill pas një marrëdhënieje jo të mirë mes Donës dhe Musës brenda “Big Brother”.

Më tej miku i Donës shtoi se Dona nuk do të largohet nga Musa edhe pas “Big Brother”, përtej një situate jo të mirë të krijuar mes tyre gjatë kësaj jave.

Ndërkohë që, nga ana tjetër, Olti Curri ka hedhur një tjetër hipotezë të fortë.

Ai ka hedhur dyshime se Dona ka një tërheqje shumë të madhe nga Olsi dhe kjo u duk gjatë momentit kur u luajt loja dhe u grind me Musën. “Kur Dona komunikon me Olsin shikojeni si i bëhen sytë xixa”,- përfundoi Curri.

I ftuar në këtë emision ka qenë edhe kushëriri i Musës, i cili ka treguar disa detaje për tipin e tij.

“Jep veten 100% në një lidhje. E njoh se e kam gjakun tim. Është hera e parë që ai lidhet me një vajzë shqiptare pasi ka pasur një rreth shoqëror kryesisht me italiane, duke qenë se jetonte në Itali. Është fat për këdo që do të qëndronte me të”,- ka thënë ai.