Dokumentet/ Safet Gjici ka marrë 25.2 milion USD tendera nga qeveria Rama

Dokumentet/ Safet Gjici ka marrë 25.2 milion USD tendera nga qeveria Rama

408
0

Partia Demokratike denoncoi sot se eksponenti i rëndësishëm në PS, Safet Gjici, njëherësh biznesmen dhe President i ekipit të “Kukësit” ka përfituar plot 25.2 milionë USD nga tenderat publike. Në shumë raste, deklaroi Ervin Salianji nga selia e PD, tenderat janë përfituar pa garë. “Safet Gjici, një prej qindra shërbëtorëve të pangopur të Ramës ka përfituar nga paratë publike 25.2 milion dollarë”, deklaroi ai. Kështu, shoqëria Eurogjici Security shpk zotërohet nga shtetasi Lavdrim Gjici, kushëri i Safet Gjicit, ndërkohë shoqëria “Toni Security shpk”, pavarësisht se zotërohet 100% nga shtetasi Nazmi Kurti, nga ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person (Gjici), pasi: Adresa fizike e selisë është e njëjtë, konkretisht: Rruga “Adem Jashari”, Njësia Bashkiake nr.5, Lagjja nr.8, hyrja nr.10, apartamenti nr.3, Tiranë (i njëjti apartament). Adresa elektronike është e njëjtë: financaeurogjici@gmail.com. Safet Gjici, nëpërmjet dy shoqërive të mësipërme ka përfituar 315 tendera, me vlerë 25.2 mln dollarë, nga të cilat 171 pa garë.

 

Konkretisht:

 

EUROGJICI SECURITY shpk, ka përfituar 250 tendera, me vlere 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milion dollarë.

 

TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tendera, me vlerë 3.8 mln dollarë nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë.

“Për kontrastin me qytetarët kuksianë që mbahen në burg sepse kërkojnë që mos taksohen 10 euro për të shkuar në shtëpitë e vet, kuksiani i Ramës zhvat 25.2 milione dollarë nga taksat e qytetarëve. Në Republikën e Ramës të jesh hajdut bëhesh ministër, deputet, Kryetar Bashkie e milioner, të jetosh në mënyrë të ndershme përfundon në burg”, u shpreh Ervin Salianji.

 

Safet Gjici është aktualisht i deleguari i qeverisë në PS-në e Kukësit. Ai ishte në garë për deputet i dyti në listë por nuk fitoi pasi PS në këtë qark mori vetem një deputet, Mimi Kodhelin. Zëra në Kukës thonë se prej disa kohësh Safet Gjici përmendet si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme. Po kështu kryeministri Edi Rama gjatë një intervite të fundit televizive kur u pyet a do të rikandidojë Veliajn në Tiranë, tha se e ka hallin tek ato bashki që janë nën drejtimin e demokratëve. “Në Kukës për shembull na duhet një kandidat i fortë”, deklaroi Rama. /