”Do më vinte turp nëse…” Olta Gixhari flet pa doreza për ndërhyrjet...

”Do më vinte turp nëse…” Olta Gixhari flet pa doreza për ndërhyrjet estetike

352
0

Teksa ka hapur një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, është pyetur nëse ka bërë ndërhyrje estetike dhe se pse thotë gjithnjë që është mbipeshë.

Teksa ka hapur një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, aktorja Olta Gixhari u është përgjigjur shumë pyetjeve kureshtare që ka marrë. Ajo është pyetur nëse ka bërë ndërhyrje estetike dhe se pse thotë gjithnjë që është mbipeshë. Përsa i përket peshës së aktores, ajo tha se është gjithnjë mbipeshë, pasi gjatësia e saj është 1.69, ndërsa pesha e saj është 64 kg dhe pesha ideale është 59-60 kg. “Si peshë ideale duhet të isha 59-60 kg dhe jam e gjatë 1.69 cm“, u përgjigj ajo. Ndërkohë e pyetur nëse ka bërë ndërhyrje estetike, Gixhari është përgjigjur duke thënë se nuk ka bërë ndërhyrje. “S’kam asgjë të bërë. Do më vinte shumë turp të gënjeja për diçka aq shumë të dukshme“, është përgjigjur ajo.