Jony Ive, i njohur si Sir Jonathan, është duke u larguar nga kompania Apple pas më shumë se dy dekadash në kompaninë ku i dizajnoi kompjuterët, Ipodët dhe Iphonët që e bënë Applen kompaninë me dizajnet më të mira në botë dhe definoi një gjeneratë të tërë të produkteve.
Sir Jonathan po e fillon tani biznesin e tij të ri, një biznes kreativ të quajtur LoveForm, me Apple si klienti i tij i parë. Tranzicioni do të fillojë më vonë këtë vit, kur edhe LoveFrom do ta fillojë punën në vitin 2020.
“Ndërkohe që unë nuk do të jem një punëtor i Apple, unë do të qëndrojë i përfshirë, shpresoj për shumë, shumë vite që do të vinë” tha Sir Jonathan në një intervistë me FT. “Kjo duket sikur koha natyrale dhe më e mirë për ta bërë këtë ndryshim”.
Largimi i dizajnerit industrial më të famshëm në botë dhe ideatori i të gjitha pajisjeve Apple, që nga hardware deri në software dhe arkitektura e tyre fizike, do të jetë një shok për investitorët dhe konsumatorët. Shumë e shohin Sir Jonathanin si njëri ndër asetet kyçe të Apple, dhe kanë filluar të shqetësohen për produktet që do të vijnë në të ardhmen.