Dita e Ashures, Baba Mondi uron besimtarët

Dita e Ashures, Baba Mondi uron besimtarët

106
0

Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvilluar sot ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”. Kjo festë kremtohet pas 10 ditëve të zisë për Imam Hysenin dhe dëshmorët e tjerë që luftuan për liri, për demokratizimin e jetës dhe emancipimin e shoqërisë njerëzore të kohës. Kryegjyshi i bektashinjve, Baba Mondi i është drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni me një thirrje, duke kërkuar që të bëhen vepra të mira sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton. “Në emër të Zotit. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Ashures, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve. Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit”, u shpreh Baba Mondi.