Dhunonin familjarisht nusen e shtëpisë. njoftimi që çoi policinë në banesë

Dhunonin familjarisht nusen e shtëpisë. njoftimi që çoi policinë në banesë

468
0

 

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Vjehrri, Vjehrra dhe bashkëshorti kanë rrahur nusen.

E reja, nje 25-vjecare ka perfunduar me plage ne spital, por per fat, sipas policise, jashte rrezikut per jeten.

Ndërkohë pas njoftimit te marre, policia ka nderhyre ne kohe duke parandaluar pershkallezimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshme të një konflikti në familje.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit : G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, ( at e bir) banues në Elbasan, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I 46 vjeçe, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Dhuna në familje “.