Dhunimi i vajzës nga djali i deputetit socialist, reagon Edi Rama

Dhunimi i vajzës nga djali i deputetit socialist, reagon Edi Rama

422
0

Kryeministri Edi Rama, të shtunën, reagoi për herë të parë për dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja. Përmes një shënimi në Twitter, Rama deklaroi se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, si dhe po aq i pafalshëm është edhe abuzimi politike me vajzën. Ai shprehet se policia ka bërë detyrën, pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Sipas tij, ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.

 

Reagimi i Ramës

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s’është mbi ligjin.