Devijohet trafiku te Unaza e Re, ç’do ndodhë me linjat e “Kasharit”...

Devijohet trafiku te Unaza e Re, ç’do ndodhë me linjat e “Kasharit” dhe “Unazës”

429
0

Nis devijimi i trafikut të automjeteve të Unaza e Re, segmenti nga sheshi “Shqiponja” te Shkolla Teknologjike. Kjo pjesë e rrugës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, ndërsa pengesa e vetme për mosnisjen e punës intensive janë disa qindra banorë që refuzojnë të largohen nga ndërtesat e tyre pa u kompensuar me vlerën e tregut. Trafiku do të kalojë në rrugën “Dritan Hoxha”, Rruga e Kavajës, dhe rruga alternative “Tre Dëshmorët”. Në këto akse pritet të ketë rëndim të trafikut. Nga devijimi i trafikut nuk preken linjat e autobusëve të Unazës dhe Kasharit. Në sheshin Shqiponja është devijuar pjesërisht trafiku.