Dy persona janë arrestuar nga policia në Lushnje dhe Fier pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Të arrestuar janë D.M, 43 vjeç, banues në Levan. Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases T.M.
Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.D, 36 vjeç, banues në Lushnje.
Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.D.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”