DELEGACIONI I ER-RIFADA NGA ARABIA SAUDITE VIZITOI BASHKËSINË FETARE ISLAME

DELEGACIONI I ER-RIFADA NGA ARABIA SAUDITE VIZITOI BASHKËSINË FETARE ISLAME

44
0

Sot në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i BFI-së, H. Irsal ef. Jakupi, shefi i kabinetit, dr. Abdulkerim ef. Iseni dhe drejtori i informacionit, z. Fidush ef. Ibraimi pritën në takim një delegacion të lartë të Kompanisë Er- Rifada, e ngarkuar për shërbimet e haxhit dhe umres, të udhëhequr nga z. Abdurrahman ibn Majuf El Harbi, këshilltarë i kryetarit ekzekutiv dhe mbikëqyrës i përgjithshëm i transportit, z. Ala Abdulla Sultan, zëvendëskryetarë ekzekutiv, z. Fuad Ibn Abdulaziz, drejtor i departamentit për çështje të haxhit dhe z. Musa Ibn Ibrahim Shewlan, drejtor i zyrës për vendet e shenjta. Fillimisht Reisul Ulema i falënderoi për vizitën dhe i informoi për rrjedhën e përgatitjeve të haxhit. Reisi tha se përgatitjet tashmë kanë filluar dhe në kuadër të këtyre përgatitjeve, ka fundi i këtij muaji presim vizitën e autoritetit më të lartë të Arabisë Saudite, ministrin e çështjeve të haxhit, ekselencën e tij, dr. Teufik Ibn Feuzan. Reisul Ulema gjithashtu i njoftoi mysafirët se BFI është shumë e kënaqur me autoritetet saudite për organizimin në nivel shumë të lartë të haxhit, sidomos nga shërbimet që kujdesen për mbarëvajtjen e haxhit. Për BFI-në janë të rëndësishme dy segmente, organizimi sa më i mirë dhe respektimi i gjitha rregullave dhe protokolleve të haxhit. Kjo vizitë, shtoi Reisul Ulema, është shumë e rëndësishme sepse diskutohen të gjitha çështjet, me qëllim të organizimit sa më të mirë të haxhit.

Këshilltari kryesor z. Abdurrahman Ibn Majuf El harbi në emër të delegacionit përshëndeti dhe falënderoi Reisul Ulemanë, H. Hfz. SHaqir Ef. Fetain për mikpritjen dhe tha se është shumë i kënaqur me këtë vizitë pasi kjo është e vizita e parë në vendin tonë, që nga afër të njihen me aktivitetet dhe përgatitjet për haxh për vitin 2025. Z. Abdurrahman El Harbi gjithashtu e falënderoi Reisul Ulemanë për angazhimin dhe organizimin e mrekullueshëm të haxhit nga ana e BFI-së dhe theksoi se BFI është lider në vendet e rajonit sa i takon organizimit të haxhit. Ai gjithashtu tha se edhe autoritetet saudite janë të gjitha të angazhuara për përgatitjet për haxh, dhe shtoi se haxhi i vitit 2025 do të jetë edhe më i mirë për nga organizimi dhe shërbimet që do të ofrohen për haxhilerët. ë që haxhilerët të kenë më të lehtë kryerjen e këtij obligimi islam.

Takimi përfundoi me dëshirë dhe shpresë së ky bashkëpunim do të vazhdojë, gjithnjë në shërbim sa më të mirë dhe lehtësim të kryerjes së gjitha obligimeve të haxhit.