
Kopertina e realizuar nga artisti Giovanni Sechi.
Me mbështetjen e Ismail Ismaili.
Një histori që vjen në mënyrë lineare dhe prek egot njerëzore pa bërë zhurëm, pa klithma, pa urrejtje. ‘Feruziana’ vjen e brishtë, pasionante, provokuese përsa i përket hireve trupore dhe shumë e sinqertë në dëshirat e saj, pasionit dhe ndjenjave. E rritur dhe e formuar nga një familje intelektuale ajo merr valixhen për të ndjekur ëndrrën e saj për të studiuar në Itali. Këtu fillon edhe kalvari i zhgënjimeve, i ngritjeve, i dështimeve, i sukseseve, e përçmimit, diskriminimi dhe deri te ballafaqimi me vdekjen. Feruziana përballet me provokimet dhe me pabesitë që vëndi i huaj nuk ja kursen. Shkopinjtë nën këmbë i vendosen gati gjithmonë për t’ju bërë pengesë në rrugën që kishte vendosur të ndiqte dhe në mashkullin që dashuronte, por ajo me vullnetin për tu realizuar artistikisht po ja dilte mbanë duke besuar në qëniet njerëzore dhe duke mos ju nënshtruar askujt.
Feruziana vjen një histori e jetuar në Itali ku këtu mund të them se pjesë e kësaj historie i përkas edhe unë ashtu sikurse gjejnë veten edhe shume vajza apo gra të tjera shqiptare qofshin këto artiste apo të profesioneve të ndryshme. Paragjykimet apo racizmi është një formë identifikimi që të mban larg një grupi shoqëror duke të mohuar lirinë e proçesit të integrimit, socializimit dhe vendosjes së mardhënieve mes kulturave dhe etnive. Pra është një qëndrim që të tjerët e përdorin si formë për të mbajtur distancë, ose thënë ndryshe ngritja e mureve kur një individë nuk vjen i pranuar në një shoqëri apo grup shoqëror. Kanë qënë këto mekanizma apo shkopinjtë e jetës nëper të cilat kam ecur unë dhe shumë të tjera apo të tjerë që më dhanë shtytje të vij me historinë e Feruzianës për të treguar një realitet real dhe imagjinar në rrugëtimin e kësaj vajze me dëshira dhe pasione të madhe mbi artin por edhe mbi besimin e ekzistencës së një dashurie të pavdekshme. E sjell kjo ngjarje përmes syve të Feruzianës dhe penelatave shumëngjyrëshe të saj, e kam patur më të lehtë ti ndaja këto ndjesi me lexuesin dhe të komunikoj me ta përmes personazhit të saj pasi me Feruzianën kam jetuar, kam përjetuar emocione të bukura dhe të dhimbshme, kemi dashuruar njerëz të gabuar, jemi paragjykuar, jemi rrëzuar dhe sërish kemi gjetur forca për tu ngritur në këmbë. Të dyja së bashku kemi ecur me dritën e ndezur brënda nesh dhe me dëshirën për tu ngjitur në majat e sukseseve vetëm duke dëgjuar zërin e koshiencës tonë pa bërë kompromise me jetën sureale të parajsës dhe të fallsitetit. Të dyja së bashku kemi ecur këmbë zbathura duke ndjerë nxehtësinë e tokës dhe duke marrë nga toka energjinë që e shndërruam në forcë dhe energji për ti bërë ballë arrogancës dhe shthurjes së mëndjeve njerëzore. Për t’ju qëndruar larg shtirjes, xhelozisë, naivitetit, pasigurisë dhe djallëzisë së mëndjeve të parealizuara në asnjë drejtim por që thjesht frymojnë dhe vrasin kohën duke i shkuar turmës pranë e duke mos dalë kurrë nga llumi i tërpisë kolektive të cilët sigurinë e gjejnë duke qëndruar bashkë mes llumit dhe shthurjes së realizimit të dëshirave pasionante pa u mbështetur në realen dhe pa e kërkuar të arsyeshmen.Të dyja së bashku kemi notuar nëpër ujërat e kristalta duke u zhytur në thellësitë e lumenjve dhe detrave aty ku ujërat na ftonin të laheshim me perënditë duke mbajtur të pastra lakuriqësitë e trupave tona. Me Feruzianën përjetova diskriminimin por edhe krenarinë e një femre shqiptare, me Feruzianën unë kuptova se nëse një femër e dashuron punën dhe artin e saj ajo nuk ndalet edhe kur vdekja e thërret ajo nuk shkon sepse nuk ka kohë të mbyllet aty ku nuk mundet të përballet me intrigën dhe pabesinë, me antivlerat dhe maskat e deformuara të përdorura si imazhe të rrudhosura, të shëmtuara, të vjetëruara ku shoqëria e detyruar e pranon si ushqim për ta kapërdirë jo për ta shijuar.
Romani gjendet në të gjitha libraritë e vëndit si edhe në botaelibrit-