Del në ballkon, por shokohet kur shikon se ç’po bën pastruesja në...

Del në ballkon, por shokohet kur shikon se ç’po bën pastruesja në tarracën e shkollës (Video)

517
0

Nga qyteti i Durrësit ditën e sotme vjen një shqetësim nga një banor, i cili pasi është zgjuar dhe ka dalë në ballkon ka hasur në një pamje aspak të këndshme.

Sanitarja e shkollës “Bajram-Curri”, që ndodhet përballë shtëpisë së denoncuesit, ka hipur në tarracën e kësaj shkolle dhe ka djegur letra e dokumente. Lind pyetja: çfarë dokumentesh dhe letrash ka djegur dhe vërtet tarraca e shkollës është vendi më i mirë për të djegur letrat dhe dokumentet të cilat duam t’i zhdukim?

Më poshtë paraqesim edhe denoncimin e raportuesit pranë “Jetaoshqef” dhe videon që ai ka dërguar në redaksi.

“Mirëmëngjes Jeta osh qef, sapo u ngrita nga gjumi dhe dal në ballkon, por ç’të shoh, u shokova. Përballë kam shkollën “Bajram-Curri” në Durrës dhe në tarracën e shkollës, shoh një pastruese që po djeg, libra dokumente, nuk e di tamam çfarë janë. Por, më shqetëson fakti, pse të digjen në tarracë të shkollës, duke dëmtuar edhe ambientin përreth, ndërkohë që kazanët e plehrave janë ngjitur me shkollën. Ju lutem postojeni.”