Deklaratë e Institutit të Çështjeve Kombëtare drejtuar komunutetit shqiptar ne Itali dhe...

Deklaratë e Institutit të Çështjeve Kombëtare drejtuar komunutetit shqiptar ne Itali dhe Greqi

746
0

M E S A Z H

 

Drejtuar: Komunitetit Shqiptar në Itali dhe Greqi

Të dashur anëtarë të Komunitetit Shqiptar në Itali dhe Greqi,

 

Ashtu siç jeni në dijeni në mbarë hapësirën e Bashkimit Europian prej datës 23 deri më 26 maj 2019 po zhvillohen Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat janë zgjedhjet e nënta parlamentare që nga zgjedhjet e para të drejtpërdrejta të mbajtura në vitin 1979. Prej vitit 2018, Parlamenti Europian (MEP) përbëhet prej 751 deputetë që përfaqësojnë më shumë se 512 milionë njerëz nga 28 shtete anëtare.

Nesër, kur shumica e vendeve të Bashkimit Europian do të drejtohen drejt kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian, shqiptarët në Itali dhe Greqi do të kenë mundësinë të votojmë për dhjetëra kandidatë shqiptarë që do të marrin pjesë në zgjedhjet më të mëdha në botën Perëndimore. Përveç zgjedhjeve europiane, Greqia dhe Italia, vendi ku Ju të dashur bashëatdhetarë punoni dhe jetoni prej tre dekadash, mbajnë edhe zgjedhjet lokale, ku për herë të parë në histori me dhjetëra shqiptarë po kandidojnë për të përfaqësuar komunitetin e tyre në bashki. Kandidatë shqiptarë për zgjedhjet komunale dhe ato europiane si në Itali ashtu dhe në Greqi tregojnë qartë se politikisht komuniteti shqiptar është bërë tashmë pjesë e gjallë e kulturave të dy vendeve, duke dëshmuar përfshirjen e tyre të plotë në këto shoqëri.

 

 

Në emër të Institutit gjej rastin të përgëzoj të gjithë kandidatët shqiptarë për inisiativën e tyre për të përfaqësuar komunitetin e tyre në fusha të ndryshme të qeverisjes(europiane, rajonale, komunale) por edhe organizatat e komuniteteve shqiptare në Itali dhe në Greqi për qëndrimin e matur që kanë treguar në vlerësimin e kësaj situate dhe për mesazhet e paqes dhe të solidaritetit që kanë përcjellë ndaj tyre.

 

 

 

Instituti i Çështjeve Kombëtare, si shprehës i aspiratave dhe vlerave kombëtare të popullit të vet, duke përfituar nga rasti ju bën thirrje të veçantë për të gjithë Ju të dashur shqiptarë që keni të drejtë vote: Votoni të lirë, pa dallim bindjesh politike për kandidatët shqiptarë, për të nesërmen Tuaj, për të patur përfaqësimin tuaj në një Europë që pasurohet nga vlera të reja. Nesër është koha e dukur për të gjithë ata që duan të bëjnë një hap më shumë, pasi më 26 maj votoni për herë të parë përfaqësuesin tënd direkt në Parlamentin Europian.

 

Me urimet më të mira!

Sinqerisht i Juaj,

Kastriot FRASHËRI

DREJTOR I PËRGJITHSHËM