Deklarata bombë e Noizyt që do të zemëronte mijëra fansa

Deklarata bombë e Noizyt që do të zemëronte mijëra fansa

601
0

img_6532_0

Hetimet për sherrin e famshëm të ndodhur në Prishtinë duket se do të mbeten në kufijtë e deklaratave verbale të të përfshirëve dhe dëshmitarëve. Kjo, pasi sipas vetë reperit i cili foli Live nga Milano në Opinion, filmimet në parkingun ku ndodhi përplasja me armë, nuk ekzistojnë!

Noizy kërkoi me ngulm dhe bëri thirrje që xhirimet e kamerave të sigurisë të hotelit “Swiss Diamond” të gjehen dhe në këtë mënyrë do të mësohej e vërteta se pse nisi sherri mes grupit të tij dhe Babastars.

Reperi shqiptar i cili mbeti i plagosur lehtë tha se e gjitha kishte filluar pasi ” një makinë erdhi me shpejtësi dhe desh i shtypi çunat. Erdhi në parkingun e Swiss Diamond dhe pasqyra e madhe e Range Rover përplasi një nga anëtarët e OTR”.

“Nëse nuk është kështu siç them unë, unë e lë muzikën, nuk këndoj më.” – deklaroi lideri i OTR, vendim i cili me siguri do të zemëronte mijëra fansa të këngëtarit.

Mosekzistencën e filmimeve të kamerave të sigurisë e konfirmoi në studio dhe gazetari kosovar Berat Buzhala i cili tha se gjithashtu ishte interesuar për t’i pasur ato xhirime.